Banorëve të qytetit më të madh në Zelandën e Re, Auckland, dhe rrethinat e tij, u është lëshuar një paralajmërim për t’u përgatitur për shi të dendur, përmbytje dhe erëra të stuhishme, ndërsa cikloni Gabriel i afrohet bregut të vendit ishull.
Stuhia është aktualisht 250 km në veriperëndim të Zelandës së Re dhe parashikohet të afrohet në bregun lindor në 24 orët e ardhshme.
Kryeministri i Zelandës së Re Chris Hipkins njoftoi sot se një paketë ndihme prej 7.25 milionë dollarë do t’i jepet popullatës së prekur nga përmbytjet, transmeton Fol Drejt.