Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky, thotë se do të ishte “absurde” nëse Ukrainës nuk i ofrohet anëtarësimi në NATO në samitin e aleancës.
Zelensky thotë se Ukraina “meriton respekt”, duke shtuar se duket se nuk ka “gatishmëri” për ta ftuar Ukrainën në NATO ose për ta bërë atë anëtare të aleancës.
Ai shkroi në Twitter: “Është e paprecedentë dhe absurde kur nuk caktohet afati kohor as për ftesën dhe as për anëtarësimin e Ukrainës. Ndërkohë që në të njëjtën kohë shtohen formulime të paqarta për “kushtet” edhe për ftesën e Ukrainës.
“Duket se nuk ka gatishmëri as për ta ftuar Ukrainën në NATO dhe as për ta bërë atë anëtare të Aleancës.
“Kjo do të thotë se një dritare mundësie po lihet për të negociuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO në negociatat me Rusinë. Dhe për Rusinë, kjo do të thotë motivim për të vazhduar terrorin e saj.”
Diskutimet rreth anëtarësimit të Ukrainës pritet të dominojnë samitin dy-ditor.
Ndërsa anëtarët e NATO-s pajtohen se Kievi nuk mund të bashkohet gjatë luftës, ata nuk janë pajtuar rreth asaj se sa shpejt mund të ndodhë më pas dhe në çfarë kushtesh./FolDrejt/