Duke iu drejtuar Chatham House, presidenti ukrainas tha se Mariupoli i shkatërruar është një shembull i torturës dhe urisë që përdoret si armë, duke shtuar se asnjë organizatë ndërkombëtare nuk mund të hyjë në qytet.
“Ky trajtim çnjerëzor dhe mizori është mënyra se si ushtria ruse i trajton njerëzit. Vdekja nuk shkaktohet nga lufta. Kjo është torturë deri në vdekje. Ky është terrorizëm dhe urrejtje. I gjithë qyteti u shkatërrua, u shkatërrua. Ukraina ka nevojë për armë dhe pajisje për të kapërcyer bllokadën në Azovstal”, tha Zelensky.
“Rusia do të vazhdojë të sulmojë Ukrainën derisa ne t’i ndalojmë ata”, shtoi ai.