Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se sulmi që vendi i tij ka filluar kundër Rusisë po përparon me “vështirësi” dhe “ngadalë”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një intervistë për institucionet e shtypit të Amerikës Latine, Zelenskyy tërhoqi vëmendjen se ushtria ukrainase ka filluar më parë një kundërsulm ndaj forcave ushtarake ruse. “Sulmi është i vështirë dhe përparon më ngadalë se sa dikush do të dëshironte”, tha ai.
“Armët që posedojmë janë të pamjaftueshme dhe për këtë arsye është shumë vështirë të luftosh”, theksoi Zelenskyy duke shtuar se Rusia duhet të largohet nga territoret e Ukrainës.
“Ukraina nuk planifikon të vazhdojë luftën në territoret ruse. Nuk kemi patur kurrë një objektiv të tillë. Do të çlirojmë nga pushtimi territoret tona”, tha presidenti ukrainas.
Formula e Paqes
Duke tërhequr vëmendjen se kanë zhvilluar një formulë lidhur me ndërtimin e paqes në Ukrainë, Zelenskyy tha: “Kjo formulë është rruga më e drejtë dhe e vetme diplomatike për të siguruar paqen në Ukrainë”.
Ai shtoi se kjo formulë mund të përdoret në procesin për zgjidhjen e çështjeve në botë.