“Për 229 ditë ata po përpiqen të na shkatërrojnë dhe të na fshijnë nga faqja e dheut. Të shkatërrojnë njerëzit tanë që flenë në shtëpi në Zaporozhye. Të vrasin njerëzit që shkojnë për të punuar në Dnieper dhe Kiev”, shkroi Zelensky në Telegram, përcjell Fol Drejt.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje qytetarëve që të mos largohen nga strehimoret, pasi shpërthimet u bënë jehonë në shumë qytete të Ukrainës mëngjesin e sotëm.
“Rreziku ajror nuk ndalet në të gjithë Ukrainën. Ka goditje me raketa. Fatkeqësisht, ka të vdekur dhe të plagosur. Ju lutem: mos dilni nga strehimoret”, tha Zelensky në Telegram, transmeton Interfax Ukraine, përcjell Fol Drejt.