Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i bëri sot thirrje Evropës që të qëndrojë e bashkuar në dënimin e luftës që Moska po zhvillon kundër vendit të tij dhe të vendosë kufizime të rrepta për çmimin e naftës ruse.
“Nuk ka ndarje, nuk ka përçarje midis evropianëve dhe ne duhet ta ruajmë atë. Ky është misioni ynë numër një këtë vit,” tha Zelensky në një fjalim video drejtuar pjesëmarrësve të konferencës në Lituani, raporton Reuters.
“Ulja e çmimeve është shumë e rëndësishme. Kemi dëgjuar se ka propozime për të vendosur kufirin për fuçi në 60 ose 70 dollarë. Kjo duket më shumë si një koncesion ndaj Rusisë”, tha Zelensky, transmeton Fol Drejt.