Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje për një gjykatë ndërkombëtare kundër “të gjithë atyre” që ishin të përfshirë në pushtimin rus të Ukrainës, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Në një intervistë me transmetuesin francez TF1, ai tha se “propogandistët dhe strategët” gjithashtu duhet të mbajnë përgjegjësi për mizoritë në Ukrainë.
Zelensky shtoi: “Kremlini dhe ata që ndihmojnë udhëheqjen në luftën kundër Ukrainës duhet të mbahen përgjegjës, ku përfshihen propagandistët dhe strategët që ‘imponuan’ ideologjinë e tij në shoqëri.
“Ne duhet të prezantojmë një gjykatë ndërkombëtare dhe do të dëshironim shumë që shumica e vendeve të botës ta mbështesin këtë rezolutë.”
Udhëheqësi ukrainas i ka kërkuar Parlamentit Evropian të nisë një gjykatë speciale kundër Rusisë, e cila pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit.
Në 10 muaj që nga ajo kohë, besohet se dhjetëra mijëra civilë janë vrarë, me dëme të pamatshme të shkaktuara në qytete dhe infrastrukturë./FolDrejt/