“Qëllimi kryesor taktik i pushtuesve nuk ka ndryshuar: ata po sulmojnë Severodonetsk, aty po zhvillohen beteja të forta, fjalë për fjalë për çdo metër”, tha presidenti ukrainas.
“Ushtarët ukrainas po luftojnë ashpër për” çdo metër të Donjeckut të Veriut, tha mbrëmë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një kohë kur forcat ruse shkatërruan urën mbi lumë, pas së cilës civilët mbetën me vetëm një rrugëdalje, transmeton Reuters.
Severodonetsk u bë epiqendra e betejave të mëdha për kontrollin e rajonit ukrainas të Donbasit dhe ushtria ruse pushtoi pjesën më të madhe të qytetit./FolDrejt/