Presidenti Volodymyr Zelensky diskutoi me Presidentin e Estonisë Alar Karis çështjen e aspiratave euro-atlantike të Ukrainës dhe falënderoi partnerët estonezë për ndihmën ushtarake dhe politike që i ofruan Ukrainës. Këtë e ka bërë të ditur kreu i shtetit në Telegram, transmeton Ukrinform, përcjell FolDrejt.
“Kam pasur një telefonatë me presidentin e Estonisë Alar Karis. E falënderova për mbështetjen e palëkundur ushtarake dhe politike për Ukrainën. Kemi shkëmbyer mendime mbi Samitin e NATO-s në korrik në Vilnius dhe pritshmëritë tona në lidhje me integrimin euroatlantik të Ukrainës”, shkroi Zelensky.
Siç raportohet, presidenti i Polonisë Andrzej Duda deklaroi se dy elementë të rëndësishëm për samitin e NATO-s në korrik në Vilnius do të jenë forcimi i komponentit ushtarak dhe infrastrukturës së Aleancës në krahun lindor, si dhe sigurimi i Ukrainës me garanci shtesë sigurie nga ana e saj. /FolDrejt/