Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se “de-okupimi” i Krimesë nuk ka alternativë, jo vetëm për Ukrainën, por edhe për të gjithë botën.
“Për rendin në botë bazuar në konventat dhe Kartën e OKB-së, dhe jo në zakonet kriminale të vrasësve, përdhunuesve dhe grabitësve që Rusia po përpiqet të përhapë”, tha Zelensky në Kiev në darkën e iftarit gjatë muajit të Ramazanit raporton Interfax Ukraine.
Sipas Zelenskyit, Ukraina do të kthehet në Krime dhe më pas paqja do të kthehet në botë./FolDrejt/