Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se ishte thelbësore të takohej me presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës përmes diplomacisë dhe theksoi se ai “nuk kishte frikë” nga ai takim nëse, tha ai, do të thoshte arritjen e një marrëveshjeje paqeje.
Zelensky e tha këtë në një konferencë për shtyp në Kiev, e cila u mbajt në stacionin e metrosë
“Kam insistuar që në fillim për të negociuar me liderin e Federatës Ruse, sepse besoj se takimet përmes ndërmjetësve nuk do të japin efektin e dëshiruar. Kjo luftë mund të ndalet vetëm nga ai që e filloi”, tha Zelensky, shkruan BBC, transmeton FolDrejt.