Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se është me rëndësi jetike që Rusia të marrë pjesë në, siç tha ai, negociatat e vërteta të paqes dhe theksoi se ky vend ka një “ndikim destabilizues” në një sërë çështjesh, përfshirë ndryshimet klimatike.
Një këshilltar i presidentit ukrainas, Mihailo Podolyak, tha të hënën se Kievi nuk ka refuzuar kurrë të negociojë me Moskën dhe se është gati për bisedime me liderin e ardhshëm rus, por jo me Vladimir Putin.
Në një fjalim video të hënën, Zelensky dënoi “ndikimin destabilizues të Rusisë” në një kohë kur bota po përballet me një luftë, krizë energjie dhe ushqimore dhe, siç e quajti ai, shkatërrimin e marrëdhënieve ndërkombëtare siç i njohim ne, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.