Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ranë dakord sot në Kiev se zgjatja e Marrëveshjes për eksportin e drithit përmes Detit të Zi, e cila skadon më 18 mars, është me rëndësi kyçe për sigurinë ushqimore në botë.
Marrëveshja për eksportin e grurit nga portet e Detit të Zi, e lidhur mes Ukrainës dhe Rusisë, me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë, do të zgjatet automatikisht nëse asnjëra palë nuk ka kundërshtime.
Në këtë mënyrë, kjo marrëveshje ishte zgjatur më parë në nëntor, kujton Reuters, transmeton Fol Drejt.