Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se ai kërkoi ndihmën e Indisë për zbatimin e një “formule paqeje” në një bisedë telefonike me kryeministrin Narendra Modi, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Në Twitter, Zelensky shkroi: “Kam pasur një telefonatë me [kryeministrin] Narendra Modi dhe i kam uruar presidencë të suksesshme të G20. Pikërisht në këtë platformë unë shpalla formulën e paqes dhe tani llogaris në pjesëmarrjen e Indisë në zbatimin e saj. Gjithashtu falënderova për ndihmën dhe mbështetjen humanitare në OKB”. /FolDrejt/