Zyra e presidentit tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe zyrtarët e lartë ushtarakë diskutuan lëvizjet për të garantuar sigurinë kufitare, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Zyra theksoi sigurimin e kufirit në një deklaratë të lëshuar pas një takimi të komandës supreme, pa thënë se në cilën pjesë të kufirit ishte fokusuar.
Deklarata vjen pasi Bjellorusia, një vend fqinj dhe aleat i Moskës, ndërmori disa aktivitete ushtarake javën e kaluar.
“Aktivitetet e fundit të armikut dhe mënyra për t’u përballur me të u analizuan. Vëmendje e veçantë i është kushtuar garantimit të sigurisë së kufirit shtetëror të Ukrainës”, thuhet në deklaratë./FolDrejt/