Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky informoi Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel për situatën në front dhe nevojën për armë, shkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Gjatë një bisede telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, e informova për situatën në fushën e betejës dhe nevojat aktuale të Ukrainës për armatim. Ne ramë dakord për përpjekjet e përbashkëta për të zbatuar Formulën e Paqes dhe diskutuam pritshmëritë nga samiti i ardhshëm BE-Ukrainë”, postoi Zelensky në Twitter.
Më herët, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi se Komisioni Evropian dhe BE-ja në tërësi i përmbahen vazhdimisht qëndrimit që Ukraina duhet të marrë nga aleatët dhe partnerët të gjitha armët dhe pajisjet e nevojshme për të zmbrapsur agresionin rus. /FolDrejt/