Presidenti Volodymyr Zelensky në një bisedë telefonike me kryeministrin e Kamboxhias Samdeh Hun Sen deklaroi se Ukraina do të mbetet garantuese e sigurisë ushqimore për vendet e Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dhe falënderoi për mbështetjen e Ukrainës në OKB, shkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Kam pasur një telefonatë me kryeministrin e Kamboxhias Samdech Hun Sen. Falënderova Kamboxhian, e cila kryeson ASEAN-in [Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore] për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe për mbështetjen në OKB. E sigurova se do të mbetemi garantues i sigurisë ushqimore për vendet e ASEAN-it”, shkroi Zelensky në Twitter.
Siç raportoi Ukrinform, më 29 tetor, Federata Ruse njoftoi tërheqjen e saj nga Iniciativa e Grurit në Detin e Zi, duke justifikuar vendimin e saj me një sulm të supozuar ndaj anijeve të Flotës në Detin e Zi në Gjirin e Sevastopolit. Rusia akuzoi Ukrainën dhe Mbretërinë e Bashkuar për kryerjen e sulmit. Megjithatë, dymbëdhjetë anije u larguan nga portet e Ukrainës të hënën nën Iniciativën e Grurit në Detin e Zi. /FolDrejt/