Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi mbrëmë se ministri Sergei Shoigu informoi presidentin rus Vladimir Putin për “çlirimin e plotë të Mariupolit nga militantët ukrainas”.
Luftëtarëve që ishin në Azovstal të rrethuar iu tha të dilnin dhe të shpëtonin jetën e tyre, tha mbrëmë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pasi Moska njoftoi se fabrika e çelikut në Mariupol ishte “çliruar plotësisht”.
“Djemtë morën një sinjal të qartë të premten nga komandantët ushtarakë se ata mund të dilnin dhe të shpëtonin jetë”, tha Zelensky në televizionin ukrainas, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.