Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha sot se Ukraina do të kthejë Krimenë, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014.
“Nëntë vjet më parë filloi agresioni rus kundër Krimesë. Me kthimin e Krimesë, ne do të rivendosim paqen. Është vendi ynë. Populli ynë. Historia jonë”, shkroi Zelensky në Twitter.
Ai gjithashtu deklaroi se flamuri i vendit të tij do të kthehet në të gjitha pjesët e Ukrainës. /FolDrejt/