Trupat ukrainase po qëndrojnë kundër sulmeve të vazhdueshme të forcave ruse në dy qytete lindore, ndërsa ushtria në frontin jugor është gati të luftojë për rajonin strategjik Kherson, të cilin Rusia po e forcon, sipas Reuters.
“Luftat më të ashpra në lindje të Ukrainës po zhvillohen në Adivika, përballë Donetsk dhe afër Bakhmutit”, tha Volodymyr Zelensky.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën në mbrëmje se do të ketë lajme të mira nga fronti, por nuk dha detaje të tjera, shtoi agjencia britanike e lajmeve./FolDrejt/