Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky pritet të vizitojë Poloninë të mërkurën, tha këshilltari i presidentit polak për punët e jashtme, Marcin Przydacz, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Vizita do të bëhet me ftesë të Presidentit (Andrzej) Duda. Do të ketë bisedime të gjata dhe të gjera, jo vetëm për situatën e sigurisë, por edhe për mbështetjen ekonomike dhe politike”, tha Przydacz për radion private RMF.
“Do të jetë një vizitë zyrtare”.
Ai shtoi se Zelensky do të takohet me polakët dhe ukrainasit që janë strehuar në Poloni. /FolDrejt/