Dorëzimi i avionëve luftarakë F16 në Ukrainë do të jetë një sinjal se Rusia do të jetë humbëse dhe sa më shpejt të zbatohet ky vendim, aq më mirë, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“F-16 i parë ukrainas do të jetë një nga sinjalet më të forta nga bota se Rusia do të humbasë luftën e saj të agresionit. Ajo do të jetë më i dobët dhe i izoluar,” tha Zelensky në fjalimin e tij të natës me video, raporton Reuters.
Sipas tij, shpejtësia e stërvitjes dhe furnizimi janë më të rëndësishmet në mbrojtjen ajrore të Ukrainës, transmeton Fol Drejt.