Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ftoi sot Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, të vizitojë Ukrainën dhe përsëriti se nuk është i gatshëm të heqë dorë nga territori në lindje të vendit për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.
Në një intervistë për CNN, Zelensky tha se mendon se Biden do të vizitojë Ukrainën.
“Unë mendoj se do ta bëjë,” tha ai kur u pyet nëse dinte për ndonjë plan që presidenti amerikan të vizitojë vendin./FolDrejt/