Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, lidhur me ndërprerjet e energjisë elektrike që vazhdojnë për shkak të sulmeve të forcave ruse që kanë objektiv infrastrukturën energjetike, theksoi se situata në rajonet Sumy, Odessa, Ternopil, Cherkasy, Vinnytsia dhe kryesisht në kryeqytetin Kiev është e rëndë.
Në mesazhin të publikuar nga llogaria e tij Telegram, Zelenskyy vlerësoi zhvillimet e fundit të përjetuara në ditën e 271-të të luftës e cila vazhdon kundër Rusisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Zelenskyy rikujtoi se përmes video-konferencës ka marrë pjesë në Sesionin e 68-të Vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s i cili u mbajt në kryeqytetin e Spanjës, Madrid dhe nga pjesëmarrësit kërkoi që Rusia “të shpallet shtet terrorist”. “Kam besim se do ta arrijmë gradualisht këtë rezultat. Kështu do të perceptohet Rusia në botë”, shtoi Zelenskyy.
Zelenskyy tha se edhe sot në të gjithë vendin kanë vazhduar ndërprerjet e planifikuara dhe emergjente të energjisë elektrike si pasojë e dëmtimeve të rënda të infrastrukturës energjetike për shkak të sulmeve ruse në kohët e fundit. Ndër të tjera Zelenskyy njoftoi se që nga mbrëmja situata ka qenë e “rëndë” në rajonet Sumy, Odessa, Ternopil, Cherkasy, Vinnytsia dhe kryesisht në kryeqytetin Kiev./FolDrejt/