Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se sillet si nazist i Luftës së Dytë Botërore.
“Ajo që ata bënë ishte nazizëm, dhunuan foshnjat, gjithë ato përdhunime, kjo nuk është thjesht një manifestim, ky është nazizëm”, tha Zelensky.
Zelenksy po ashtu në këtë konferencë për medie, u kërkoi rusëve të dalin nga ‘realiteti virtual’ dhe të mësojnë të vërtetën për vendin e tyre.
“Një qenie njerëzore që dëshiron të dijë të vërtetën do të gjejë të vërtetën… ai person do të gjejë përgjigjet… kur ne nuk ulemi vetëm me sytë ngjitur në televizionin propagandistik rus”, tha ai.
“Nëse duan të zbulojnë të vërtetën, duhet ta pranojnë të vërtetën. Ata duhet të largohen nga kjo lojë kompjuterike që është jeta në Federatën Ruse, është realitet virtual, ata duhet të dalin prej tij, duhet të heqin syzet 3D dhe të kthehen në botën e qytetëruar”, shtoi ai, përcjell Klankosova.tv
Ai madje foli edhe për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga ana e Rusisë.
Zelensky tha se një lider botëror do të përdorte armë bërthamore vetëm nëse “ka humbur kontaktin me realitetin, me sensin e shëndoshë”.
“Nëse lideri i Federatës Ruse nuk e humb lidhjen me sensin e shëndoshë, ai nuk do të përdorë armë bërthamore.”
Zelenskyy tha se është e mundur që Rusia të përdorë armë bërthamore, por ai “nuk dëshiron të besojë në një mundësi të tillë”.
Ai tha gjithashtu se Ukraina nuk do të përdorte kurrë armë bërthamore nëse do t’i kishte ato.