Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ka besim se politika e Britanisë ndaj Ukrainës nuk do të ndryshojë së shpejti, pavarësisht dorëheqjes së Boris Johnson.
Johnson ka qenë një “mik i vërtetë i Ukrainës”, tha Zelenskiy duke shtuar se Ukraina ka fituar shumë nga marrëdhënia e saj me Johnson, duke përfshirë para së gjithash mbështetjen ushtarake, shkruan CNN, transmeton Fol Drejt.