Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky paralajmëroi sot se ekziston një “kërcënim serioz” për termocentralin bërthamor të Zaporozhye dhe se Rusia, siç pretendon ai, është “teknikisht e gatshme” të shkaktojë një shpërthim të lokalizuar në atë objekt.
Zelensky përmendi shërbimin e inteligjencës ukrainase si burim të këtij informacioni, raportoi Reuters.
“Ekziston një kërcënim serioz sepse Rusia është teknikisht e gatshme të shkaktojë një shpërthim lokal në stacion që mund të çojë në çlirimin (të rrezatimit)”, tha Zelensky në një konferencë shtypi të mbajtur në Kiev me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez./FolDrejt/