Presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi një dekret për emërimin e katër kryetarëve të distriktit në rajonin e Khersonit. Të katër rrethet ndodhen në bregun e majtë të lumit Dnipro, të cilin Rusia ende e ka nën pushtim, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Krerët e rinj u emëruan në Kakhovka, Hola Prystan, Khrestivka dhe Dolmativka.
Disa orë më parë, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu miratoi tërheqjen e trupave nga Khersoni. Gjenerali Sergey Surovikin, kreu i forcave ruse në Ukrainë, tha më 9 nëntor se ishte “një vendim i vështirë”.
“Pasi vlerësova situatën, unë propozoj të përgatiten mbrojtje përgjatë bregut të majtë të lumit Dnipro,” tha Surovikin. /FolDrejt/