Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është e rëndësishme që Kina të mos e mbështesë Rusinë, sepse, shton ai, shoqërimi i këtyre dy vendeve do të çonte në një luftë të re botërore.
“Për ne është e rëndësishme që Kina të mos e mbështesë Rusinë në këtë luftë. Në fakt, unë do të doja që Kina të ishte në anën tonë. Megjithatë, në këtë moment besoj se kjo nuk është e mundur”, tha Zelensky për “Welt” gjerman. ”, siç raporton Reuters.
Ai tha se ende sheh një mundësi për qasjen pragmatike të Kinës ndaj asaj që po ndodh në Ukrainë./FolDrejt/