Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelenksy ka thënë se rimarrja e Krimesë ka nisur me dëshirën dhe gatishmërinë e njerëzve, raporton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Vetë operacioni ende nuk ka filluar. Kur të fillojë, do të dëgjoni për të. Unë besoj se rimarrja e Krimesë ka filluar në mendjet e njerëzve. Është shumë e rëndësishme. Në dëshirën tonë të brendshme. Është shumë e rëndësishme. Në këmbënguljen e qytetarëve, në unitetin në lidhje me këtë. Jo vetëm me fjalët “Krimeja është Ukrainë”. Ne duhet të jemi gati për të shkuar, sepse askush nuk do të heqë dorë. Prandaj rimarrja fillon gjithmonë me shoqërinë, me dëshirën dhe gatishmërinë. Kështu, unë besoj se ka një fillim”, tha Zelensky.
Lidhur me qëndrimin e dyfishtë në Perëndim ndaj synimit të Ukrainës për të rikthyer Krimenë, në veçanti tezën e tyre për “të mos irrituar” Kremlinin, Zelensky beson se vendimi i Putinit për të përdorur armë bërthamore në një moment nuk do të varet nga fakti nëse Presidenti i Ukrainës dhe shoqëria Ukrainës dëshiron ta kthejë Krimenë apo jo.
“Nëse Putini dëshiron të përdorë armë bërthamore, ai do t’i përdorë ato. Ashtu siç i premtoi Macronit, Merkelit – të gjithëve – se nuk do të ketë pushtim të plotë të Ukrainës… Thjesht nuk mund t’u besosh njerëzve që thonë diçka, por veprojnë ashtu siç kanë vendosur personalisht… Ai vepron në mënyrën që është e dobishme për të, jo Federata Ruse… Prandaj, përdorimi i çdo arme varet vetëm nga forca e unitetit të Ukrainës me Evropën, Shtetet e Bashkuara, të gjithë botën. Kur të shohë këtë forcë, ai nuk do të përdorë asgjë”, theksoi Presidenti i Ukrainës.
Sipas Zelensky, nëse mbështetja për Ukrainën dobësohet, Rusia mund të jetë në gjendje të përdorë çdo armë. /FolDrejt/