Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se është koha që NATO të marrë një vendim politik dhe të ftojë Ukrainën që t’i bashkohet aleancës ushtarake.
Në një konferencë të përbashkët shtypi në Kiev me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, udhëheqësi ukrainas tha se samiti i NATO-s në Vilnius në korrik mund të bëhet historik dhe shtoi se ai kishte marrë një ftesë për të marrë pjesë në të, raporton Reuters.
“Jam mirënjohës për ftesën për të vizituar samitin, por është gjithashtu e rëndësishme që Ukraina të marrë një ftesë të duhur. Nuk ka asnjë pengesë objektive për vendimin politik për të ftuar Ukrainën në Aleancë dhe tani, kur shumica e njerëzve në vendet e NATO-s dhe shumica e ukrainasve mbështesin anëtarësimin në NATO, është koha për vendime të tilla të përshtatshme”, tha Zelensky, transmeton Fol Drejt.