Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është takuar me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe e falënderoi për përpjekjet e saj në normalizimin e eksporteve bujqësore dhe tranzitit të Ukrainës, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
BE-ja ka ndaluar përkohësisht disa eksporte bujqësore të Ukrainës deri më 15 shtator, pasi Bullgaria, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovakia thanë se produktet bujqësore të lira nga Ukraina po dëmtonin prodhimin e tyre vendas.
Në takimin e tij me von der Leyen, Zelenskyy tha gjithashtu se ai pret “një vlerësim pozitiv të përparimit të Ukrainës në Paketën e Zgjerimit të tetorit dhe një vendim konsekuent nga vendet anëtare të BE-së për të hapur bisedimet e anëtarësimit të Ukrainës në BE deri në fund të vitit 2023”.