Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje edhe një herë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të kryesuar nga Thomas Bach që të mos lejojë sportistët rusë të garojnë në Lojërat Olimpike Verore dhe Dimërore, shkruan Al Jazeera, përcjell fol Drejt.
“Është e qartë se çdo flamur neutral i sportistëve rusë është i njollosur me gjak”, tha presidenti në rrjetet sociale.
Deklarata erdhi pasi udhëheqja e IOC njoftoi synimin e saj për të hapur mundësi për atletët nga Rusia dhe Bjellorusia për të marrë pjesë nën një flamur neutral. /FolDrejt/