“Ne po punojmë për krijimin e pikave të lëvizshme të energjisë për infrastrukturën kritike të qyteteve, qytezave dhe fshatrave”, shkroi lideri ukrainas në Telegram.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur sot me zyrtarë të lartë të atij vendi për sigurinë e objekteve të furnizimit me energji elektrike, pas sulmeve ajrore ruse në infrastrukturën energjetike.
Zelensky tha se ishte një “takim strategjik” dhe se ai diskutoi me zyrtarë të paidentifikuar masat për “eliminimin e pasojave në rast të dështimit të sistemit energjetik të Ukrainës”, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.