Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli sot me senatorët amerikanë John Kennedy, Ron Wyden, Macy Hirono dhe Tom Carper pas një takimi me të gjithë anëtarët e Senatit në Sallën e Senatit të Vjetër, gjatë një vizite në Kapitol.
Zelensky tha se ai kishte një “dialog të shkëlqyer” me senatorët amerikanë në Capitol Hill.
“Ju jemi mirënjohës juve, gazetarëve, senatorëve dhe gjithë të tjerëve që na keni ndihmuar”, tha kreu teksa doli nga takimi me deputetët./FolDrejt/