Mbrëmë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një video-fjalim deklaroi se forcat ruse mund të përdorin armë kimike në Ukrainë, por ai nuk tregoi nëse armët kimike janë përdorur tashmë.
Raporte të pakonfirmuara u lëshuan të hënën, duke sugjeruar se armët kimike janë përdorur në portin jugor të Ukrainës, Mariupol, i cili është nën rrethim nga forcat ruse, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.