Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi mbrëmë se forcat e Kievit kishin rimarrë 30 komunitete të kontrolluara nga rusët në verilindje të vendit, ku Moska po dërgon përforcime.
“Forcat ukrainase çliruan dhe morën kontrollin e 30 komuniteteve në rajonin e Kharkiv”, i cili kufizohet me Rusinë, tha Zelensky gjatë një fjalimi televiziv.
“Ne do të marrim gradualisht dhe vendet e tjera,” vazhdoi ai. Ai shtoi se luftime të ashpra po zhvillohen në Donbas, siç quhet Ukraina lindore, si dhe në pjesën jugore të vendit.
Përparimi i befasishëm i forcave ukranasve ishte momenti më mbresëlënës i luftës deri më tani, duke qenë se ai u zhvillua në rajonin e Kharkovit në verilindje, qindra kilometra larg Khersonit në jug.
Për muaj të tërë, Moska ka kontrolluar rreth një të pestën e territorit ukrainas në jug dhe në lindje. Rusia forcoi forcat e saj në jug ndërsa Kievi diskutonte planet për të nisur ofensivën në ato zona./abcnews.al/