Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ftoi presidentin kinez Xi Jinping ta vizitojë Ukrainën dhe theksoi se fitorja e vendit të tij në luftën me Rusinë varet në një masë të madhe nga ndihma që vjen nga SHBA dhe aleatët perëndimorë.
Zelensky vizitoi rajonin verior të Sumy-t dhe kështu vazhdoi turneun e tij në pjesët e vendit që pësuan dëme më të mëdha nga agresioni rus dhe në një intervistë për AP, gazetarët e të cilit e ndoqën Zelensky-n në këtë udhëtim, ai ftoi presidentin kinez Xi Jinping ta vizitojë Ukrainën.
“Ne jemi gati ta shohim atë këtu. Unë dua të flas me të. Kam pasur kontakte me të para agresionit rus, por gjatë gjithë këtij viti, më shumë se një viti, nuk kemi biseduar”, tha Zelensky, transmeton Fol Drejt.