Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se ftoi Indinë t’i bashkohet formulës së paqes ukrainase gjatë bisedimeve me kryeministrin indian Narendra Modi.
Të dy udhëheqësit u takuan në margjinat e samitit të Grupit të Shtatë (G7) në Japoni, raporton Reuters.
Zelensky deklaroi në Telegram se ai gjithashtu diskutoi me Modin nevojat e Ukrainës për çminimin dhe spitalet e lëvizshme, transmeton Fol Drejt.