Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE) që të bëjë më shumë për ukrainasit që ai thotë se janë dërguar me forcë në Rusi, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
OSBE-ja është organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë, e përbërë nga 57 shtete dhe që përfshin SHBA-në dhe të gjitha shtetet evropiane, duke përfshirë Rusinë dhe të gjitha shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik.
“Asnjë organizatë ndërkombëtare nuk ka gjetur ende forcën për të hyrë në vendet e paraburgimit të të burgosurve tanë në Rusi. Kjo duhet korrigjuar”, tha Zelenskyy të hënën.
Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi vitin e kaluar se midis 900,000 dhe 1.6 milionë qytetarë ukrainas, përfshirë 260,000 fëmijë, janë dëbuar me forcë në territorin rus. Rusia mohon dëbimet dhe thotë se ata që vijnë janë refugjatë lufte. Në nëntor, ministria e Urgjencës e vendit tha se rreth 4.8 milionë ukrainas, përfshirë 712,000 fëmijë, kishin mbërritur në Rusi që nga shkurti./FolDrejt/