Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka uruar kombëtaren për fitoren ndaj Skocisë.
Skuadra e Alexander Petrakov fitoi ndeshjen gjysmëfinale të play-off-it të kualifikimeve të Kupës së Botës 2022 me rezultatin 3:1 dhe do të takohet me Uellsin më 5 qershor.
“Ka momente kur shumë fjalë nuk duhen! Thjesht krenari! Thjesht faleminderit djema! Dy orë lumtur.Ata luftuan. Ne fituam.
Gëzim për ushtrinë tonë, për të gjithë vendin tonë. Ne të gjithë po luftojmë, secili në frontin e tij, pikërisht për këtë. Për flamurin tonë kaltër e verdhë, për stemën tonë në zemër, për “Ukraina nuk ka vdekur ende…”, e cila nuk mund të mbytet.
Ne luftojmë, luftojmë, qëndrojmë, fitojmë”, shkruan kreu i shtetit në Instagram./FolDrejt/