Zelensky i ka kërkuar kryetarit të Shtabit të Përbashkët të ShBA, gjeneral Mark Milley, të rrisë shpejtësinë e dërgesave të armëve në Ukrainë, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Presidenti i Ukrainës tha në një konferencë shtypi në përvjetorin e parë të pushtimit rus se detyrat e tij kryesore përfshijnë thirrjen për më shumë armë nga aleatët e Kievit, duke përfshirë armë me rreze të gjatë veprimi, tanke dhe avionë. /FolDrejt/