Presidenti i Ukrainës ka thënë se interesimi i Kinës për luftën nuk është “i keq” pasi Pekini bëri thirrje për një armëpushim gjithëpërfshirës si pjesë e një plani 12-pikësh për trajtimin e konfliktit, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Kina ka treguar mendimet e saj. Unë besoj se fakti që Kina filloi të flasë për Ukrainën nuk është diçka e keqe”, tha Volodymyr Zelensky në një konferencë shtypi në përvjetorin e parë të pushtimit rus.
“Por pyetja është se çfarë pason fjalët. Pyetja është në hapat dhe ku do të çojnë ata.”
Zelensky shtoi se kishte pika në propozimet kineze me të cilat ai u pajtua “dhe ka nga ato që ne nuk jemi pajtuar”.
“Por megjithatë është diçka,” tha ai. /FolDrejt/