Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se tre vendbanime të tjera në rajonin Kherson të vendit u çliruan nga pushtuesit rusë.
“Vetëm gjatë kësaj dite në rajonin e Khersonit, vendbanime siç janë Novovoskresenske, Novohryhorivka dhe Petropavlivka u çliruan nga referendumi i rremë dhe u stabilizuan”, tha Zelenskyy dje në një video-porosi në Telegram, duke iu referuar katër të ashtuquajturve referendume të mbajtura së fundmi në rajonet ukrainase të pushtuara nga Rusia, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Gjatë ditëve të fundit, ushtria ukrainase ka arritur suksese të rëndësishme ushtarake në dy fronte.
Në lindje, forcat ukrainase arritën të rimarrin kontrollin e qytetit Lyman, një qendër hekurudhore në rajonin Donetsk, ndërsa gjithashtu depërtuan përmes linjave të mbrojtjes ruse në jug për të avancuar përgjatë lumit Dnipro.
– Aplikimi në OECD
Zelenskyy tha se Kievi zyrtar ka ndërmarrë hapat e parë për anëtarësimin e Ukrainës në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
“Është një nga organizatat më prestigjioze botërore që bashkon 38 shtetet më të forta”, tha ai.
“Këto janë demokraci. Këto janë ekonomi të tregut. Kjo është pjesa më e madhe e potencialit ekonomik të botës. Nga Austria deri te Japonia, nga SHBA-ja deri te Koreja e Jugut, nga Kanadaja deri te Türkiye. Ukraina do të jetë në mesin e tyre edhe në këtë format”, shtoi ai.
“Ne dorëzuam aplikimin tonë për t’u pranuar. Kjo u miratua nga organizata”, tha Zelenskyy.
Ai ushpreh se Ukraina ka marrë statusin special të vendit aderues.
“Ne do të përmbushim të gjitha kushtet e nevojshme për anëtarësim të plotë. Tashmë këtë vit, zyra rajonale e organizatës do të fillojë të punojë në Kiev”, tha ai, duke shtuar: “Për ne, kjo do të thotë një linjë tjetër e fuqishme e bashkëpunimit ekonomik dhe teknologjik me komunitetin global”./FolDrejt/