Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi sot në Telegram se kishte një bisedë me homologun e tij francez Emmanuel Macron rreth vizitës së fundit shtetërore të tij në Kinë.
Reuters na kujton se gjatë vizitës së tij në Kinë, Macron i bëri thirrje liderit kinez Xi Jinping që të ndikojë në Rusi që ta ndalojnë luftën në Ukrainë.
“I thashë se cila është situata në front, si dhe cilat janë hapat tanë të ardhshëm në përpjekjet tona për të çliruar territoret tona”, shkroi Zelensky në Telegram, transmeton Fol Drejt.