Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se Ukraina po përballet me një situatë të vështirë në Donetsk dhe ka nevojë për furnizime më të shpejta të armëve dhe llojeve të reja të armatimit, vetëm disa ditë pasi aleatët ranë dakord të furnizojnë Kievin me tanke të rënda, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Situata është shumë e rëndë. Bakhmut, Vuhledar dhe pjesë të tjera në rajonin e Donetskut – ka sulme të vazhdueshme ruse”, tha Zelensky në një video fjalim të dielën në mbrëmje.
“Rusia dëshiron që lufta të zvarritet dhe të lodhë forcat tona… Ne duhet të përshpejtojmë zhvillimet, të përshpejtojmë furnizimet dhe të hapim opsione të reja armësh për Ukrainën.” /FolDrejt/