Për tu mbrojtur nga sulmet ajrore ruse, Volodymyr Zelenskyy po kërkon ndihmë kudo nëpër botë.
Vetëm të mërkurën përmes vido-lidhjeve iu drejtua nga Kivei edhe tre parlamenteve të tjera për ti sensibilizuar për luftën në Ukrainë.
Holandezëve u kërkoi armë.
“Ne kemi nevojë për armë që mund të dëbojnë pushtuesit nga toka jonë. Avionë, tanke, sisteme të mbrojtjes ajrore NASAMS dhe sisteme antitank Spike, predha, raketa dhe më shumë” kërkoi i pari ukrainas.
Ndërkaq ligjvënëseve të Belgjikës u kërkoi ndaljen e importeve të diamanteve të papërpunuara ruse në Antwerp, e cila vlerësohet si qendra më e rëndësishme e tregtisë së këtij guri të çmuar në botë.
“Unë besoj se paqja është shumë më e vlefshme se diamantet, sesa marrëveshjet e nënshkruara me Rusinë, sesa anijet ruse të lejuara në porte, sesa nafta dhe gazi rus” deklaroi Zelensky
Furnizimin me automjete të blinduara dhe sanksione më të ashpra kundër Moskës kërkoi edhe nga australianët.
“Nëse Rusia nuk ndalet tani, nëse Rusia nuk sillet para drejtësisë, disa vende të tjera në botë që ëndërrojnë një luftë të ngjashme kundër fqinjëve të tyre do të mendojnë se kjo është e mundur edhe për ta”
Për më shumë armë vdekjeprurëse drejt Ukrainës u zotua ti dërgoj të enjën edhe ministri britanik i mbrojtjes, Ben Wallace.