Zelensky thotë se lejimi i Rusisë të konkurrojë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 do të ishte si të tregosh se “terrori është disi i pranueshëm”, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Ai tha se i ka shkruar presidentit francez Emmanuel Macron si pjesë e fushatës së tij për të mbajtur atletët rusë jashtë Lojërave të Parisit.
“Përpjekjet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të rikthyer atletët rusë në Lojërat Olimpike janë përpjekje për t’i thënë të gjithë botës se terrori është disi i pranueshëm,” tha Zelensky. /FolDrejt/