Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të veprojë kundër Rusisë lidhur me sulmet ajrore në infrastrukturën civile, të cilat përsëri shkaktuan ndërprerje masive të energjisë në të gjithë Ukrainën dhe në Moldavinë fqinje.
Rusia nisi sulmet me raketa anembanë Ukrainës të mërkurën, duke vrarë 10 persona dhe duke detyruar mbylljen e termocentraleve bërthamore dhe ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në shumë vende, sipas autoriteteve ukrainase.
“Në vetëm një ditë, ne u goditëm nga 70 raketa. Është formula ruse e terrorit. E gjithë kjo është e drejtuar kundër infrastrukturës sonë energjetike,” tha Zelenski në një fjalim përmes lidhjes video mbrëmë në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, transmeton Fol Drejt.