Marrëveshja për eksportin e produkteve bujqësore ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, me ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së, është lidhur më 22 korrik, ndërsa dje është zgjatur edhe për 120 ditë të tjera.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se ka diskutuar për sigurinë dhe bashkëpunimin energjetik me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, dhe e siguroi atë se Kievi do të mbetet garant i sigurisë botërore të ushqimit, transmeton Fol Drejt.
“Gjatë bisedës telefonike me Presidentin Erdogan, ne mirëpritëm zgjatjen e Marrëveshjes për eksportin e grurit”, shkroi Zelensky në Twitter./FolDrejt/